Tomori akuzon sërish për ndeshjen në Ballsh, Myzyri: Na mundi arbitri, Troisi sillej si amator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 10:40

Tomori akuzon sërish për ndeshjen në Ballsh, Myzyri: Na mundi arbitri, Troisi sillej si amator

Berion Myzyri është tejet i irrituar me atë që ndodhi në Ballsh, duke thënë se ndeshjen e vendosi arbitri dhe të gjithë ata që e inkurajuan për të shkelur rregulloren.

berion myzyri

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori i Tomorit flet në lidhje me atë që ndodhi, teksa etiketon trajnerin Marselo Troisi si një amator që nuk ia di rëndësinë postit që ka.

Myzyri është shprehur se nuk do të ketë aspak mëshirë për skuadrën ballshiote në ndeshjen e ardhshme që do të luhet në Berat.

20645348_1507892649267122_802452639497042781_o

MYZYRI “Dëshira për të parë një futboll të bukur në kampionatin tonë po zbehet gradualisht. Është për të ardhur keq që në vitin 2018 ekzistojnë akoma presionet psikologjike ndaj lojtarëve kundërshtarë, por dhe gjyqtarëve. E megjithëse këta të fundit e ‘baltosin’ në shumicën e rasteve dhe pastaj ankohen për dhunë. Një gjyqtar duhet të marrë parasysh çdo gjë përderisa merr përsipër të gjykojë një ndeshje futbolli, ose në të kundërt të merret me diçka tjetër që mund t’i përshtatet.”

“Ndeshjen ndaj Bylisit e vendosi totalisht arbitri me të gjithë ata që e inkurajonin për të ‘shkelur’ rregulloren. Kjo është e papranueshme. Ajo skenë e turpshme duhet të kalojë në Komisionin e Disiplinës, pasi në të kundërt është e kotë që luajmë. Sakrifikuam deri në minutën e 88-të me të gjitha mundësitë që të mos pësonim gol, mirëpo pastaj është parë një presion psikologjik i paparë ndaj të gjithëve, ku mund të mendoje se mos ndoshta gabimisht kishim vajtur në Serbi dhe jo në një prej qyteteve tona.”

“Ajo që më ka çuditur më shumë ka qenë amatorizmi i trajnerit Marselo Troisi, i cili nuk ia di aspak rëndësinë postit që mban. Thua sikur të ishte një tifoz i irrituar prej rezultatit të skuadrës që hidhet në fushën e lojës për të bërë ‘gjëmën’. Bylisin e kemi pritur në Berat dhe Kuçovë, ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet të ishin sjellë ashtu. Gjithsesi, në ndeshjen që do luajmë në Berat, nuk do të tregojmë aspak mëshirë për ata”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën mesfushori i skuadrës beratase, Myzyri.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"