“Tomasi nuk ka patur probleme me Lacion, shpresoj t’i bashkohet ekipit brenda javës”, Foto Strakosha: Goli i Dajzlerit, momenti më i keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 22:49

“Tomasi nuk ka patur probleme me Lacion, shpresoj t’i bashkohet ekipit brenda javës”, Foto Strakosha: Goli i Dajzlerit, momenti më i keq

Ish-kapiteni dhe portieri i Shqipërisë Foto Strakosha këmbëngul se i biri Tomas nuk ka patur probleme me Lacion dhe se mosaktivizimi i tij me bardhekaltërit nuk ka ardhur për shkak të debateve me trajnerin Inzagi, por prej dëmtimeve.
foto thomas strakosha
Në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, Strakosha bëri krahasim si portier me Tomasin duke pranuar se 25-vjeçari është më rezultatin dhe teknik. Ai shtoi se beson që Tomasi t’i bashkohet Lacios brenda javës.
tomas strakosha

“ Tomas Strakosha dhe Lacio – Tomasi nuk ka krijuar probleme me Lacion, të dyja palët janë sjellë korrekt me njëri-tjetrin. Duke nisur që nga vjet, ishte rastësi e çuditshme dhe shumë e keqe sepse Tomasi ka qenë 36 ditë në karantinë, shkoi akoma më mbrapa. U kthye në Kupë me Parmën dhe në atë ndeshje u dëmtua, bile ai portal Italian nxori sikur hodhi dorëzat ngaqë pa se nuk do të luante, kur ai s’ishte në stëritje. U dëmtua dhe luajti me Fiorentinën. U bë 3-4 javë që po vazhdon terapinë. Shpresoj këtë javë të bashkohet me ekipin.

Shqipëria për kualifikueset e Botërorit 2022 – Me këtë grup që ka rënë, duhet të ketë sukses po të zënë vendin e tretë. Pastaj për kualifikim, duam të gjithë.
Shqiperia-para-Greqise

Fitorja me Greqinë në 4 shtator 2004 – Ishte një nga momentet më të bukura, në mos më I bukuri. Kishte arsye të veçanta. Për mua personalisht, dihet se kisha luajtur gjithë karrierën në Greqi. Ishte dhe pesha e rolit, moshës, pastaj ka vlerë ajo ndeshje.
DAJZLER

Momenti më i keq – Goli i Sebastian DaiZlerit në Gjermani-Shqipëri 2001 – Ka qenë në ndeshje në Leverkusen. Kisha moment dyshimi ta prisja, ta kontrolloja topin, etj. Ajo humbje në Greqi kisha probleme psikologjike. Po kaloja një ngjarje jo të mirë.

Berisha-Strakosha apo Beqja-Strakosha – E keqja me ne të vjetërit kutjojmë se bëjmë më shumë të mira. Futbolli sot sa vjen dhe bëhet më i vështirë. Kam përshtypjen se këta po bëjnë mjaft mirë sot.
fototomasstrakosha

Krahasimi me të birin – Në kërcyeshmëri, kam qenë më mirë unë. Në elasticitet, s’diskustohet kam qenë si dru. Në reflekse, si nata me ditën, Tomi është më i shpejtë. Daljat e larta, unë. Daljet e ulëta, ai më i shpejtë se unë dhe me këmbët”, u shpreh ish-kapiteni i Shqipërisë, Foto Strakosha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"