Tomas Guidara kuqezi? Panuçi nuk e mohon: Ja e vërteta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 15:01

Tomas Guidara kuqezi? Panuçi nuk e mohon: Ja e vërteta…

Media argjentinase “Ole”, publikoi pak ditë më parë një lajm në lidhje me mbrojtësin e Blegranos, Tomas Guidara, për të cilin kishte shfaqur interes Kombëtarja shqiptare.

guidara1111

Ndërkohë ka qenë vetë trajneri Kristian Panuçi, i cili në konferencën e sotme për shtyp, konfirmoi interesin për Guidarën, por vetëm kaq, pasi nuk ka pasur kontakt apo qoftë dhe një bisedë me 22-vjeçarin.

xvxvx

“E di kush është, e kam parë, por nuk kemi folur kurrë”, u shpreh Panuçi për futbollistin e Belgranos. Guidara po luan rregullisht si titullar në Argjentinë, ndërkohë që mbete për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"