“Toleruam disi”, mesfushori i Laçit: Ja çfarë na mungon për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 17:03

“Toleruam disi”, mesfushori i Laçit: Ja çfarë na mungon për titullin

Laçi fitoi në shtëpi me rezultatin 2-0. Heroi i kësaj sfide ishte Regi Lushkja. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” mesfushori ka folur për shanset e ekipit të tij për titullin kampion.

lushkja

“E nisëm ndeshjen shumë mirë, realizuam një gol të shpejtë, mendoj se toleruam disi sepse freskia fizike nuk ishte aq e mirë dhe ata na vunë në vështirësi. Sulmuesit na ndihmojnë shumë si në fazën mbrojtëse dhe në fazën sulmuese.”

Çfarë i mungon Laçit për titullin?

“E rëndësishme është që po ecim në rrugën e duhur, por freskia fizike nuk është aq e mirë në ndeshjet e fundit. Duhet lojtarë cilësore sepse do na ndihmojnë shumë. Stolin nuk e kemi aq të mirë dhe në duhen përforcime që të tentojmë diçka më shumë. Përderisa jemi aty e kemi merituar dhe besoj se do tentojmë diçka më sipër.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"