Toledo bind Fernandezin, Luftëtari insiston për një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2017 | 14:57

Toledo bind Fernandezin, Luftëtari insiston për një sulmues

Me një humbje dhe një barazim, Luftëtari u ka dhënë fund ditëve greke. Pas pushimit të së martës, sot gjirokastritët do të zbresin në “Fushën e Vjetër” për të nisur përgatitjet me një seancë në orën 18:00.

Luftetari

Përtej rezultateve, dy miqësoret e zhvilluara në Veria me Nausën dhe Anagnesi Kardhica, i kanë krijuar ide më të qarta dyshes Fernandez-Rubelo. Bilanci me dëmtimet për fat është pozitiv, madje edhe Ramadani me Rrocën që, para nisjes drejt Verias janë stërvitur të diferencuar, në harkun e 12 ditëve stërvitore janë riaftësuar.

Daniel-Fernandez-658x370

Stafi teknik ka mbetur i kënaqur nga gjendja fizike e grupit, e megjithatë ende nuk e ka krijuar idenë se kush do të jetë formacioni “tip”. Edhe pse duhet kohë për të thënë fjalën e fundit për cilësitë e prurjeve të reja, mbrojtësi Bruno Toledo me paraqitjen e tij në dy përballjet miqësore ka “rrëmbyer” besimin e uruguaianit të stolit.

Ndërkohë të tjerët janë ende në vëzhgim dhe do t’u duhet edhe pak punë që të bindin. Me këtë qëllim stafi teknik i Luftëtarit ka menduar luajtjen e një tjetër përballje miqësore. Këtë radhë bëhet fjalë për ekipin e Bylisit. E parashikuar për t’u luajtur sot, ndeshja është shtyrë për të shtunën.

Rafael Toledo

Kjo konfirmohet nga zyra e shtypit, që saktëson se dueli do të zhvillohet në stadiumin “Gjirokastra”. Ndërkohë që merkatoja verore vijon të jetë “dritare” e hapur, Luftëtari zyrtarisht ka afruar katër lojtarë. Klubi synon që të afrojë edhe një sulmues dhe kohë për të gjetur të duhurin kanë deri në mesnatën e 31 gushtit.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"