“TOKIO 2020″/ Qeveria japoneze: Nuk presim tifozë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2021 | 19:39

“TOKIO 2020″/ Qeveria japoneze: Nuk presim tifozë të huaj

Disa lajmet jo të mira vijnë nga mediat japoneze për Lojërat Olimpike të Tokios. Sipas “Kyodo News”, nuk do të ketë spektatorë të huaj për të marrë pjesë në Lojërat e planifikuara për tu luajtur këtë verë. Lajmi do të bëhet zyrtar në fund të marsit sipas burimeve.

five-olympic-rings_66266f0ae882a629-730x410 five-olympic-rings_66266f0ae882a629-730x410

 

Qeveria e Tokios beson se mirëpritja e spektatorëve nga vendet e huaja do të përfshinte një variabël shumë të lartë të rrezikut në variantet e virusit, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për rritjen e fundit të numrit të të infektuarev me virus.

Nëse vendimi, pas takimit midis IOC dhe organizatorëve, do të konfirmohej, të ardhurat për “Tokio 2020” do të ishin shumë më të ulëta, duke pasur parasysh shumë bileta do të mbesnin të pashitura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"