TOKIO 2020/ Franca dhe Argjentina rikthehen te fitorja, ngec Brazili (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 14:46

TOKIO 2020/ Franca dhe Argjentina rikthehen te fitorja, ngec Brazili (VIDEO)

Ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme në kompeticionin e futbollit në Lojërat Olimpike, kanë dhënë rezultate të pritura teksa Franca dhe Argjentina janë rikthyer tek fitorja, ndërsa Brazili u ndal në barazim.

tripletë

Pas humbjes turpëruese 4-1 me Meksikën, Franca ka mposhtur me vuajtjesh 4-3 Afrikën e Jugut duke marrë 3 pikë e para në grup. Protagonist absolut për gjelat u bë sulmuesi veteran, Zhinjak i cili realizoi tripletë në këtë takim duke mbajtur gjallë shpresat e Francës për një kualifikim në raundin tjetër.

Buzëqesh dhe Argjentina e cila arriti një fitore minimale 0-1 përballë Egjiptit me gol të Medina. Ndërsa Brazili u ndal në barazim pa gola 0-0 me Bregun e Fildishtë. Seleçao luajti me 10 futbollistë për gati 80 minuta pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Dagllas Luiz i cili bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit në minutën e 13-të.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"