“Tofik Jashari” nuk është gati, Erzeni zhvendoset në… Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 10:31

“Tofik Jashari” nuk është gati, Erzeni zhvendoset në… Elbasan

Shijakasit do të presin Burrelin atje, pasi stadiumi i tyre nuk është ende gati. Rreth dy javë më parë është mbjellë bari i “Tofik Jasharit” dhe drejtuesit e kanë parë të udhës që të mos e përdorin pa arritur gjendjen optimale.

tofik-jashari-erzeni-shijak

Derisa në mesjavë luhet vetëm Kategoria e Parë dhe stadiumi i Elbasanit ishte lirë, është parë e udhës që të arrihet një marrëveshje. Pas fitores që mori në Berat, skuadra e Nevil Dedes nuk ka në plan të ndalet. Fundim Dollaku mendon se shijakasit do t’ia dalin, ndonëse e parashikon të vështirë me matjanët. Koordinatori i klubit, për gazetën “Panorama Sport”, thotë:

“Është një ndeshje e vështirë. Burreli ka një skuadër të fortë dhe me eksperiencë, ndaj duhet kujdes maksimal. Shkalla e vështirësisë shtohet edhe prej stadiumit, pasi nuk do të luajmë para tifozërisë sonë. ‘Tofik Jashari’ nuk është ende gati për këtë ndeshje.

erzeni

Vijmë pas fitores së rëndësishme në Berat, por duhet vazhdimësi. Luajmë në Elbasan dhe terreni të lejon që të prodhosh futboll, ndaj mendoj se do ia dalim. Futbollistët i dinë objektivat dhe janë të ndërgjegjshëm për të mos e lëshuar vendin e dytë”.

FIQIRI SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"