“Tofik Jashari” është gati, trajneri Nevil Dede: E vështirë me Bylisin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 9:59

“Tofik Jashari” është gati, trajneri Nevil Dede: E vështirë me Bylisin…

Pas ndërhyrjeve që janë bërë në stadium, “Tofik Jashari” është gati. Erzeni do të luajë të parën ndeshje shtëpiake, pas asaj që fitoi në Fier. Pas Apolonisë, një tjetër kundërshtar të vështirë i rezervon kalendari. Këtë herë përballen me Bylisin, që gjithashtu vjen nga elita.

Erzeni

Parashikohet një 90-minutësh jo pak i lehtë, e megjithatë shijakasit i kanë marrë masat. Nevil Dede pret maksimumin nga java e dytë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

“Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës, sepse kemi përballë një skuadër mjaft të fortë sikurse Bylisi, që sigurisht ka pikësynimet e veta. Pavarësisht se kemi fituar ndeshjen e parë në transferte me Apoloninë, të cilën tashmë e kemi lënë pas, edhe sot do të luajmë përballë një skuadre të fortë dhe do të bëjmë detyrën tonë.

Formacioni i mundshem

Tashmë futbollistët i dinë objektivat që ka skuadra për këtë sezon futbollistik, ndaj shpresoj që ata do të bëjnë më të mirën e mundshme. Kam besim të plotë se edhe tifozëria shijakase do na mbështesë në këtë takim dhe natyrisht do të jetë një faktor pozitiv për ne. Për sa i përket rezultatit, ai do të shihet vetëm në fund të takimit, por mendoj se do të ecim në rrugën e duhur edhe në këtë përballje”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"