Todorovski: E parandjeva që do të shënoja, treguam karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 12:48

Todorovski: E parandjeva që do të shënoja, treguam karakter

Ted Laço ia bëri të thjeshtë, e megjithatë ajo gjuajtje perfekte e Blagoja Todorovskit nuk duhet anashkaluar. Maqedonasi ishte ai përmbysi rezultatin, por edhe asistoi te goli i tretë i Lorenco Vilës. Vetë mbrojtësi i djathtë është i lumtur për paraqitjen dhe pikët, ndërsa në një intervistë për “Panorama Sport” tregon se e parandjeu që ajo gjuajtje do të shkonte në rrjetë. 

bandicam 2020-02-16 17-44-52-212

 

Teuta rigjen fitoren dhe vendin e 4-t, të lumtur? 

Pas atij barazimi me Luftëtarin, u kthyem. Treguam karakter duke përmbysur edhe Vllazninë. Më pëlqeu agresiviteti që treguan çunat. Janë tri pikë që do të na shërbejnë shumë për moralin.

Çfarë menduat kur ju erdhi ai top nga portieri mik?

Ndihem më shumë se i lumtur. Golin e parandjeva që në momentin që pashë portierin që kishte dalë dhe jam i gëzuar që ndihmova ekipin për këtë sukses. Tani shpresojmë ta mbajmë këtë ritëm.

 Me 3 gola të shënuar, mund të themi që Teuta u çlirua?

Ekipi ka zhvilluar ndeshje të mira dhe kjo gjë na jepte besim që do vinte një moment në kampionat që do shënonim.

Ku e sheh Blagoja ekipin në fund të sezonit?

T’i marrim gjërat me radhë, të mendojmë vetëm për ndeshjen në Korçë tani. Nuk mund të flasim që tani për Teutën e 7 muajve më pas apo nëse del apo jo kampion. Dëshiroj vetëm trepikëshin e radhës, pasi në këtë mënyrë jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat madhorë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"