“Tmerr, dhimbje dhe vuajtje”, Halili tregon momentin më të vështirë në jetë: Dua të shpërthej …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 9:52

“Tmerr, dhimbje dhe vuajtje”, Halili tregon momentin më të vështirë në jetë: Dua të shpërthej …

Tirana kërkon titullin kampion në këtë 100-vjetor të krijimit të klubit. Bardheblutë momentalisht janë në vend të parë, me një diferencë +9 nga ndjekësit e Kukësit dhe kjo gjë është mëse e mundshme. Megjithatë 24 herë kampionët e vendit, kanë pasur edhe moment të errëta, ku më i rëndi ishte ai para 3 sezonesh kur Tirana ra nga kategoria. Në një rrëfim për “Exclusive”, gjatë dokumentarit për 100 vjetorin e klubit, presidenti aktual Refik Halili, ka rrëfyer momentin më të vështirë gjatë drejtimit të skuadrës si dhe ka folur për projektet në të ardhmen.  

 refik halili

“Dëshira për të kontribuar për klubin e Tiranës, nuk lindi në vitin 2006 kur ne kemi qenë 4 donatorë, por që në vitin 1996-1997, kur erdhi El Sajed president. Para se të vinte, ne u mblodhëm një grup te teatri i fëmijëve, ku unë kam shprehur dëshirën për të sponsorizuar.

Tmerr, dhimbje dhe vuajtje. E di shumë mirë që vuajtja ka qenë e madhe, falenderoi Zotin që na mbajti gjallë, pasi ndoshta ndoshta ka qenë momenti më i tmerrshëm në jetën time. Rri me mendjen te klubi për të punuar dhe për ta ccuar para. Do punojmë dhe kam në plan që të bashkohem me njerëz të tjerë për më të mirën për klubin. Për moshën që kam nuk më lejohet, por unë jam tifoz dhe jam më i keq se disa që thonë që “jemi të këqinj”.  Herë herë edhe unë dua të shpërthej.

Halili

E kam lënë Grentin që të jetë pjesë e skuadrës, të rrijë, të njohë dhe të përballet me problematikat. Të rrijë i qetë dhe nuk ka të drejtë të flasi, vetëm të dëgjojë dhe nesër pasnesër për të parë se çfarë kërkon kjo skuadër dhe problematikat që ka, për të parë se çfarë duhet të bëjë dhe një gjë që unë nuk munda.

Këtu flasim për vite në të ardhmen nëse do të jemi në pjesë të klubit. Kurse Goldi është më ndryshe, po punon për imazhin e klubit për të bërë diçka ndryshe duke parë se çfarë bëjnë të tjerët në botë. Kemi filluar të lëvizim për 100 vjetorin. Kemi nisur dy ambiente sportive që do të jenë gati. Arritja më e madhe është që ne të bëjmë një stadium, që do të jetë i qytetit. Kam përgatitur një projekt dhe shpresojmë të marrim një miratim”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"