Tjetër zhgënjim, Dortmundi harron të fitojë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 17:35

Tjetër zhgënjim, Dortmundi harron të fitojë (Video)

Përfundon në barazim 2-2 sfida Frankfurt-Dortmund, e cila ishte vlefshme për javën e 9-të Bundesligës gjermane. Ishin miqtë e Dortmundit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 19 me autor Nuri Shahin.

Dortmund

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për skuadrën “verdh e zi” ku shënoi për të dytën herë nè këtë sfidë në minutën e 57 me autor Filip. Vetëm për pak minuta skuadra e Frankfurtit ka realizuar dy gola, një me 11-metërsh në minutën e 64 me golin e Haler dhe pas 4 minutash kanë barazuar shifrat në 2-2 me autor të golit Uolf.

 

Dortmundi vazhdon të kryesojë klasifikimin me kuotën e 20 pikëve. Ndërkohë sfidat e tjera kanë përfunduar me këto rezultate: Monchengladbach 1-5 Bajer Leverkusen; Augsburg 1-2 Hanover; Lajpcig 1-0 Shtutgart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"