Tjetër titullar dëmtohet te Juventusi, ja në cilat ndeshje pritet të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 18:36

Tjetër titullar dëmtohet te Juventusi, ja në cilat ndeshje pritet të mungojë

Pas Miralem Pjaniç që u dëmtua me Bosnjën, tashmë një tjetër futbollist i Juvenusit dëmtohet me kombëtaren.aleks sandro

Bëhet fjalë për Aleks Sandron, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë, gjatë grumbullimit me Brazilin.  Mbrojtësi do të rikthehet menjëherë në Torino, për të vazhduar fazën e rikuperimit.

Sipas mediave italiane, për shkak të këtij dëmtimi 28-vjeçari pritet të qëndrojë larg fushave të blerta, për rreth 15 ditë. Si pasojë e kësaj ai do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për Juventusin, siç është ajo me Atalantën dhe Sasuolon në kampionat, dhe ajo me Atletiko Madridin në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"