Tjetër test miqësor për Skënderbeun, korçarët hasin vështirësi edhe ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 20:05

Tjetër test miqësor për Skënderbeun, korçarët hasin vështirësi edhe ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë

Pas humbjes 4-1 ditën e djeshme ndaj Dritës së Gjilanit, Skënderbeu i Juljan Ahmatajt, zhvilloi ditën e sotme një tjetër përballje miqësore. Kësaj herë korçarët kishin si kundërshtar Turbinën e Cërrikut që militon në Kategorinë e Parë.

Skenderbeu Bylis

Bardhekuqtë, nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola gola ndaj verdhekuqve të Marçelo Trosit, që këtë sezon kanë objektiva madhore. Të dy trajnerët provuan lojtarë të shumtë në këtë përballje, teksa pavarësisht përpjekjeve, as Skënderbeu dhe as Turbina nuk arriti të gjente dot rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"