Tjetër sukses për Kombëtaren U-19 në turneun miqësor të Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2017 | 17:09

Tjetër sukses për Kombëtaren U-19 në turneun miqësor të Romës

Kombëtarja U-19 e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të turneut miqësor “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet prej dy ditësh në kryeqytetin italian.

Kombetarja U-19 gol Anglise

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani triumfuan 2-0 ndaj një përfaqësueseje me lojtarë nga kolegjet e Anglisë.

Sfida e Grupit B u vendos nga goli i Sadik Çelës pak pas pushimit dhe Progon Malokut në minutat e fundit.

U-19 vs Anglia

Ky ishte suksesi i dytë për ekipin tonë, pas atij përballë Maltës 2-1 me përmbysje të hënën.

Prova e fundit do të jetë kundër seleksionit nga ligat amatore të Italisë, që do të zhvillohet të enjten në orën 15:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"