Tjetër skandal në Shkodër, kërcënohet me jetë trajneri i moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 21:57

Tjetër skandal në Shkodër, kërcënohet me jetë trajneri i moshave

Kërcënimet e trajnerëve në Shkodër nuk kanë fund dhe janë bërë tepër të modës. Pas trajnerit Ernest Gjoka një tjetër është kërcënuar.

Rudi55

Bëhet fjalë për trajnerin e 11-vjeçarëve, Rudi Piraniqi, i cili sipas asaj që raporton “Shkodranews” është kërcënuar nga një prind gjatë finales së moshave U11, Atletik-Shkodra.

Rudi

Në minutën e 50-të ndeshja është ndërprerë dhe nuk ka filluar më. Policia, e cila ka qenë e pranishme në vendngjarje, ka qetësuar gjakrat dhe ka parandaluar një përleshje fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"