Tjetër shqiptar në provë te Lacio, Tare afron lojtarin e rritur në akademitë e AEK-ut dhe Olimpiakosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 23:55

Tjetër shqiptar në provë te Lacio, Tare afron lojtarin e rritur në akademitë e AEK-ut dhe Olimpiakosit

Tare është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën e të rinjve të Lacios. Sipas asaj që raporton “tuttomercato.web”, Tare ka marrë në provë 18-vjeçarin Astrit Rama.

Tare

Lojtari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit. Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe i ka kaluar ato me sukses.

Ajo që mbetet tashmë është që të bindë trajnerin e të rinjve. Kështu lojtarët shqiptarë te Lacio janë shtuar, pasi Tare nuk ndalet së mbështeturi të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.

Mbetet të shihet nëse lojtari do arrijë të bindur stafin e lacialëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"