Tjetër “rival” për Partizanin, të kuqtë me Laçin duhet të thyejnë…”tersin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 13:45

Tjetër “rival” për Partizanin, të kuqtë me Laçin duhet të thyejnë…”tersin”

Partizani do ta presë Laçin në “Air Albania”. Klubi ka zgjedhur këtë impiant për të luajtur shansin e fundit për Kupat e Europës.
derbi-kryeqytet-tirane
E megjithatë, duhet thënë se kjo fushë nuk i ka sjellë fat. Në katër ndeshje që i kanë luajtur aty, nuk kanë festuar kurrë. Dy humbjet i kanë pësuar në derbin me Tiranën (2-1 dhe 5-1), një tjetër me Kukësin (1-0) dhe një barazim e kanë me Bylisin (2-2). Kjo ndoshta është edhe një mundësi për të thyer tersin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"