Tjetër rikthim te Tomori, mbrojtësi i talentuar largohet nga Lushnja dhe Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 15:00

Tjetër rikthim te Tomori, mbrojtësi i talentuar largohet nga Lushnja dhe Superiorja

Tomori vazhdon të jetë ende aktiv në merkato, teksa kanë filluar bisedimet me qendërmbrojtësin beratas Enea Bitri. 20-vjeçari, në fillim të kësaj periudhe transferimesh, iu bashkua ekipit të Lushnjës në Superiore, mirëpo vetëm disa ditë më parë ka mbyllur aventurën që ende nuk kishte nisur.

Eno Bitri

Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet, mirëpo një informacion i tillë i ka bërë me “krahë” drejtuesit e klubit që e shikojnë Bitrin si një pikë shumë të fortë të skuadrës. Sipas të gjitha gjasave, Bitri do të rikthehet të luajë me Tomorin.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"