Tjetër “puç” në Zvicër, Armando Sadiku jashtë 11-shes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2016 | 10:47

Tjetër “puç” në Zvicër, Armando Sadiku jashtë 11-shes

Të shënosh dy gola dhe të japësh dy asiste duket se nuk mjaftojnë për të qenë në formacionin më të mirë të javës. Kjo ndodh në Zvicër dhe “viktima” e kësaj padrejtësie është një sulmues shqiptar.sadiku Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili ditën e shtunë debutoi në mënyrë fantastike me skuadrën e tij të re, Vaduzi. Ditën e djeshme, gazeta e njohur “Blich” ka publikuar formacionin më të mirë të javës, por në të mungon sulmuesi shqiptar, i cili me lojën e tij dhe golat e shënuar nxori nga zona e ftohtë Vaduzin.

Në repartin e avancuar, gazeta zvicerane ka vendosur që të zgjedhë sulmuesin Hoarau, i cili shënoi vetëm një gol dhe, për më tepër, skuadra e tij Jang Bojs nuk shkoi më shumë sesa barazimi me Grasshopersin.

Të mos zgjedhësh një futbollist në formacionin ideal të javës kur ai shënon dy gola, për më tepër kur të tjerët nuk kanë shënuar 3 apo 4, është një lajthitje që e merr përsipër vetëm gazeta zvicerane. Mund të jetë rastësi, por në kohët e fundit rastësitë me futbollistët shqiptarë janë bërë të shpeshta. Një tregues që dëshmon qartazi se në Zvicër kanë fobi nga shqiptarët.

Reagimi – Ka qenë vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare që e ka postuar foton e tij në profilin zyrtar të “Facebook”-ut, por tregohet i matur dhe e pranon me qetësi vendimin që kjo gazetë ka marrë. Ai ka postuar formacionin e javës dhe thotë: “Gazeta më e madhe në vend më ka harruar…”.

Nuk ka qëndruar duarkryq agjencia që menaxhon futbollistin shqiptar, e cila e quan të pakuptimtë zgjedhjen e bërë nga “Blich”.

“Ky është formacioni i javës dhe mund të kuptoni fare mirë vendimin dhe surprizën që bën gazeta për të lënë jashtë Armando Sadikun. Dy gola dhe dy asiste duket se nuk mjaftojnë për t’u përzgjedhur. Vallë çfarë duhet të bësh më shumë”, shkruhet në profilin zyrtar të “FFA Fairplay Agency”.

Ndryshimi – Armando Sadiku nuk ishte duke gjetur shumë hapësira me Zyrihun dhe vendosi të transferohej në një tjetër skuadër vetëm për të pasur sa më shumë minuta dhe për të qenë i gatshëm për Europianin. Ai e nisi mjaft mirë aventurën e tij, sepse që në ndeshjen e parë shënoi dy gola.

sadiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"