Tjetër provë e kaluar nga Broja, sulmuesi i Shqipërisë dominon dhe shënon me Vitesen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:15

Tjetër provë e kaluar nga Broja, sulmuesi i Shqipërisë dominon dhe shënon me Vitesen

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja ka shkëlqyer në testin miqësor të luajtur sot midis ekipit të dytë të Viteses dhe atij të Utrehtit. Takimi u fitua nga ekipi i 18-vjeçarit me rezultatin 1-2.
Broja-_-Huisman-juichen
Gjatë gjithë takimit Broja ishte rreziku numër 1 në portën e Utrehtit duke patur dhe disa raste për të shënuar. Ai mund të barazonte takimin 1-1 në minutën e 78-të dhe më pas u zëvendësua. Vitese mundi ta fitonte takimin në çastet e fundit.

Broja është huazuar nga Çelsi te Vitese deri në qeshor të vitit 2021, ndërsa ndaj Lituanisë ai realizoi dhe debutimin e kombëtaren e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"