Tjetër problem para finales së Kupës, Orelesi tremb Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2017 | 22:26

Tjetër problem para finales së Kupës, Orelesi tremb Skënderbeun

Skuadra e Skënderbeut ka mbyllur përgatitjet për finalen e Kupës ndaj Tiranës. Seanca stërvitore e ditës së sotme u zhvillua në ambientet sportive të resortit “Tropikal” ku korçarët qëndrojnë të akomoduar prej disa ditësh.SkenderbeuTrajneri Daja në këtë përgatitje të fundit ka dhënë këshillat taktike për lojtarët si dhe ka provuar formacionin që pritet të zbresë në fushë ditën e mërkurë.

Përveç Osmanit, Salihit, që janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës, dhe Sabjen Lilajt që e ka mbyllur sezonin për arsye dëmtimi, trajneri tiranas pritet të humbasë dhe shërbimet e mesfushorit nigerian Nuredin Orelesi i cili ka shfaqur probleme fizike gjatë stërvitjes së sotme.Orelesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"