Tjetër “pole position”, Hamilton përfiton prej shiut. Vetel ndjek i dyti

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 25, 2018 | 16:36

Tjetër “pole position”, Hamilton përfiton prej shiut. Vetel ndjek i dyti

Luis Hemilton ka siguruar një tjetër “pole position” këtë sezon, teksa në pistën e Belgjikës, arriti kohën 1 minutë 58 sekonda dhe 179 të qindtat. Gjithçka u vendos në sesionin e tretë, ku u thye dhe dominimi i Ferrarit, prej shiu të madh në pistë.

hamilton

I dyti, gjithsesi, u rendit Vetel, i cili bashkë me shokun e tij të skuadrës, Raikonen, po dominonin dy sesionet e para të provave zyrtare. I treti, surprizë ishte arritja e pilotit të Force India, Sebastian Okon. Gara e nesërme parashikohet e luftuar, ndërkohë që gjithçka pritet të fillojë në 15:10.






www.minuta90.com