Tjetër përplasje mes Kosovës e Shqipërisë, këtë herë “lufta” bëhet për talentin që luan në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 11:25

Tjetër përplasje mes Kosovës e Shqipërisë, këtë herë “lufta” bëhet për talentin që luan në Belgjikë

Shkaku tjetër i përplasjes mes Federatës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, quhet Edon Zhegrova. 18-vjeccari, i lindur në Gjermani dhe që aktualisht aktivizohet me Genkun në Belgjikë, kërkohet si nga FFK ashtu edhe FSHF. Në gusht, ai refuzoi një ftesë nga U-21 e Kosovës, me pretendimin se duhej të përqendrohej tek klubi i tij.

edon zhegrova

Nga Kosova, drejtuesit e Federatës kanë u kanë kërkuar homologëve kuqezinj që të mos ftojnë më futbollistët kosovarë në Kombëtare. “Shqipëria nuk ka të drejtë ligjore të japë nënshtetësi, e më pas FSHF t’i paraqësë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria“.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, shprehet se nëse një futbollist kosovar ftohet nga Kosova, do të ishte e papranueshme që ai të marrë ftesë edhe nga Shqipëria.

“Rregullat për statusin e lojtarit nga FIFA janë të qarta. Nuk mund të marrin nënshtetësi dhe të bëhen pjesë e Shqipërisë pa pasur edhe një person nga Shqipëria, ose pa jetuar të paktën 2 vjet në Shqipëri. Kemi nisur diskutimet me FIFA-n për mbrojtjen e lojtarëve të Kosovës. Tashmë do reagojmë në rastin e parë“, flet Salihu për “Koha Ditore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"