Tjetër përforcim për Dovedan, Bylisi rikthen në ekip një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 10:13

Tjetër përforcim për Dovedan, Bylisi rikthen në ekip një mesfushor

Bylisi ka rikthyer një nga lojtarët e huazuar në Kategorinë e Parë në verë në radhët e skuadrës së Turbinës dhe bëhet fjalë për Majkëll Peçin, që luan si mesfushor qendre. Peçi ka eksperienca në elitë, pasi ka provuar të luajë edhe me Tiranën, Sopotin dhe Korabin, si dhe ka veshur edhe fanellën e Kombëtares U-21.majkell peci bylis

Pas largimit nga Turbina, Peçi është vënë nën urdhrat e trajnerit Dovedan dhe ai pritet të jetë një alternativë për mesfushën. Bashkë me argjentinasin Gonzales, Peçi e çon në dy numrin e afrimeve te ballshiotët, të cilët janë duke menduar edhe për përforcime të tjera në këtë periudhë merkatoje. Ballshiotët kanë huazuar në verë edhe Dramollin e Liçkollarin te Pogradeci, ashtu sikurse edhe Kasajn e Sadik Çelën në skuadra të Kategorisë së Parë. Pra, katër lojtarë 20-vjeçarë që premtojnë shumë dhe kanë qenë titullarë në skuadrat respektive.

Të rinjtë – Ndërkohë, me skuadrën e parë stërviten edhe lojtarët e spikatur tek U-19, që shikohen si me të ardhme. Klubi iu dha mundësinë e madje në disa ndeshje i ka pasur edhe në stol. Në Ballsh po mendojnë që të përforcohen në çdo repart gjatë kësaj periudhe, aq më tepër që skuadra ka pasur shume lëvizje, pasi tre futbollistë janë të dëmtuar: Bicaj, Aliaj e Ymeralilaj, të cilëve u shtohet edhe Antoni që vjen pas një operacioni. Ndërsa klubi po lëviz që të zëvendësojë edhe Selmanin, Mishelin apo dhe Opokun e Celisin. Pritet që javën e ardhshme të mbërrijë edhe azerbajxhanasi Eltun Turabov.

Miqësorja – Sot në mesditë, në Fier, Bylisi luan ndeshjen e parë për 2020-ën, miqësoren me Apoloninë. Ky test i shërben shumë trajnerit Dovedan për të parë formën e lojtarëve, të cilët kanë plot 9 ditë që stërviten dhe janë në kulmin e fazës përgatitore.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"