Tjetër paraqitje dinjitoze, Kukësi bind në miqësoren ndaj skuadrës rumune

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 23:45

Tjetër paraqitje dinjitoze, Kukësi bind në miqësoren ndaj skuadrës rumune

Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e zhvilluar në Antalia, mes Kukësit dhe skuadrës rumune Politehnika Iasi.

pOLITEHNICA

Një tjetër paraqitje dinjitoze për skuadrën e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, e cila e dominoi sfidën duke provuar disa herë për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa sukses.

Me shumë gjasa, kjo ishte sfida e fundit miqësore për verilindorët, të cilët në ditët e ardhshme, do të rikthehen në Shqipëri, për të qenë gati për rifillimin e kampionatit.

Kujtojmë që ky ishte barazimi i dytë në miqësore për Kukësin, pasi disa ditë më parë barazoi ndaj skuadrës turke të Malatjaspor.

FT: KUKËSI – POLITEHNICA IASI 0-0

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Lulaj, Limaj, Gavazaj, Ethemi, Domi, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Politehnica Iași: Rusu, Onea, Frăsinescu, Mihalache, A. Radu, Popadiuc, Breeveld, Passaglia, Luckassen, Platini, F. Cristea.

82938003_653911181814299_3426034427778564096_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"