Tjetër ofertë për Jasir Asanin, e kërkojnë edhe në Izrael

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 14:17

Tjetër ofertë për Jasir Asanin, e kërkojnë edhe në Izrael

Jasir Asani është lojtari më i kërkuar në këtë merkato. Deri më tani, mesfushori ka pasur plot 6 oferta, ku tri prej tyre i ka refuzuar, pasi nuk përmbushnin kushtet e tij financiare.

jasir asani bylis

Gjithashtu, mesfushori ka pranuar se dhe ekipi i Partizanit nuk i është afruar në kushtet që ka vendosur, prandaj duket shumë e vështirë të rinovojë. Ditën e djeshme 26-vjeçari ka marrë një tjetër ofertë. Bëhet fjalë për Hapoel Hafifan.

Klubi izraelit i ka bërë ofertë konkrete Asanit, por kanë mbetur pa përgjigje, pasi plani i Jasirit është të dëgjojë të gjitha ofertat paraprakisht dhe në fund të vendosë. Sezonin e shkuar, Asani shënoi 10 gola dhe asistoi 8 të tjerë, duke qenë ndër më të mirët në kampionatin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"