Tjetër ndodhi “Made in Albania”, ndeshja zgjat… 138 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2017 | 16:38

Tjetër ndodhi “Made in Albania”, ndeshja zgjat… 138 ditë

Unikale në futbollin shqiptar. Më në fund dje ka përfunduar ndeshja që nisi… 138 ditë më parë.

Shkendija - Laci U-19

Kryebashkiaku i Kurbinit, Artur Bardhi dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska duke u dhënë zemër lojtarëve të U-19 përpara sfidës së djeshme

Nuk është një trill apo fantazi, por gjithçka e vërtetë nga historia e pabesueshme që ka ndodhur dje në Kamzë. Autoritetet shqiptare duhet të thërrasin përfaqësuesit e rekordeve “Guinness”, pasi sipas të gjitha gjasave ndeshja e kampionatit U-19 ndërmjet Shkëndijës së Tiranës dhe Laçit mund të certifikohet si sfida që ka zgjatur më shumë ndonjëherë në historinë e futbollit botëror.

Bëhet fjalë për një takim që nisi më 30 tetor të 2016-s, kur u luajtën 59 minuta dhe dje pas më shumë se katër muajsh e gjysmë përfundoi me zhvillimin e 30 minutave të mbetura.

Shkendija - Laci skeda

 

NGJARJA

Ndeshja e të rinjve mes Shkëndijës dhe Laçit e vlefshme, për javën e 6-të, nisi në orën 12:00 të datës 30 tetor 2016 dhe përfundoi dje më 17 mars 2017, në orën 13:45. Plot 138 ditë ose 198.720 minuta u deshën për të mësuar rezultatin e kësaj sfide.

Më 30 tetor, ndeshja u ndërpre në minutën e 59-të për shkak të largimit të Policisë së Rendit nga ambientet ku luhej sfida dhe atëherë kryesori Ndinjon Përmeti vendosi ta ndërpresë lojën, kur rezultati ishte i barabartë 0-0. Kështu, 31 minutat e mbetura janë luajtur pasi më parë ishte zhvilluar normalisht edhe takimi i fazës së dytë.

Shkendija - Laci U-19 2

Çast nga takimi i djeshëm Shkëndija T.-Laçi ku u luajtën 30 minutat e mbetura që në 30 tetor 2016

NDRYSHIMET

Nga ajo ditë e deri dje kishin ndryshuar shumë gjëra në këtë sfidë. Takimi u gjykua nga Daniel Haskaj, pasi mungonte kryesori, Ndinjon Përmeti, i cili për momentin gjykon në Rumani, ndërsa dy anësorët ishin të njëjtët e takimit të mëparshëm. Nuk kanë luajtur te Shkëndija Esat Malaj, i cili tani është pjesë e akademisë së Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci dhe Urim Kastrati, që është transferuar tek akademia e Dinamos së Zagrebit.

Renditja

Në vend të tyre janë aktivizuar lojtarët e stolit të asaj ndeshjeje: Serialdo Hysi dhe Mikea Avdillari. Gjithashtu, te Laçi në vend të Kevin Dodaj është aktivizuar Dedë Bushi. Për sa i përket rezultatit, Laçi ka fituar 1-0 me golin e Bushit në minutën e 89-të.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"