Tjetër ndeshje në stadiumin “Air Albania”, Tirana kërkon mendimin e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:28

Tjetër ndeshje në stadiumin “Air Albania”, Tirana kërkon mendimin e tifozëve

Pasi u luajt ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit në javën që lamë pas, në stadiumin “Air Albania”, tani mund të luhet edhe një tjetër ndeshje në atë stadium nga Kategoria Superiore.air-albania-stadium

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Tirana ka bërë një sondazh, ku ka pyetur tifozët nëse ndeshja me Teutën e kësaj jave duhet të luhet në “Air Albania” apo në “Selman Stërmasi”.

Mesa duket bardheblutë pas derbit tani po mendojnë të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje në stadiumin e ri, ku edhe mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe.

Nuk dihet ende nëse do të luhet aty apo jo, por ajo që është e sigurt është se kjo është një alternativë, ku do të merret mendimi i tifozëve dhe më pas do të vendoset.

TIRANA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"