Tjetër ndërhyrje, aludime mbi gjendjen e Majkëll Shumakerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 12:01

Tjetër ndërhyrje, aludime mbi gjendjen e Majkëll Shumakerit

Çdo lajm dhe informacion mbi Majkëll Shuakerin ndez shpresat dhe i prek të gjithë. Së fundmi në “web” po flitet shumë për një tjetër ndërhyrje rigjeneruese me qelizat staminale. Sipas raportimeve të “Daily Mail”, është mjeku Filip Menash ai që po merret me operacionin, që është programuar të bëhet këto ditë. Por, ky lajm nuk është komentuar nga menaxheri dhe familjarët e legjendës së Formulës 1.

shumaker

Megjithatë, kërkimi i titujve në gazeta dhe shfrytëzimi i emrit të Shumakerit, 7 herë kampion në Formulën 1, ka bërë që shpeshherë të përhapen lajme të rreme, ashtu siç konsiderohet edhe ky i fundit për rigjenerimin e sistemit imunitar, sepse duket pa sens një ndërhyrje e tillë në një moment kaq delikat, ku çdo strukturë sanitare duhet t’i bëjë mirë llogaritë me protokollet e Koronavirusit. Tashmë kanë kaluar gjashtë vite e gjysmë nga aksidenti i 29 dhjetorit në Maribel, ndërsa informacionet rreth gjendjes shëndetësore të 51-vjeçarit vijojnë të jenë shumë të reduktuara.

Nuk dihet ende nëse Majkëll Shumaker është i vetëdijshëm apo jo. Megjithatë, spekulimet rreth gjendjes së ikonës së automobilizmit nuk kanë ndërmend të ndalen. Kujtojmë që një vit më parë Majkëll Shumaker u shtrua në një spital në Paris, ku u raportua se iu nënshtrua një trajtimi me qeliza staminale.

Majkel-Shumaker-Ski

Këto qeliza dallohen nga qelizat e tjera të trupit, pasi ato janë të padiferencuara dhe mund të transformohen në çfarëdo lloj tjetër qelizash në organizëm që janë shkatërruar gjatë procesit të plakjes, sëmundjes, lëndimit etj. Ato janë burim i të gjitha qelizave të trupit, ndërsa kjo aftësi rigjeneruese e indeve të dëmtuara i bën ato unike në mjekësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"