Tjetër miqësore për Shqipërinë? Ja sfida “misterioze” që mund të luajë Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 21:42

Tjetër miqësore për Shqipërinë? Ja sfida “misterioze” që mund të luajë Kombëtarja

Miqësorja me Uellsin u njoftua zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, por ndoshta nuk është e vetmja në periudhën shtator-nëntor. Në atë kohë do të luhet Liga e Kombeve dhe duke qenë se grupi është me 3 skuadra, atëherë njërës i duhet që të mbetet pushim në datën kur dy të tjerat përplasen mes tyre.

Kombetarja-ndeshja-miqesore-me-Norvegjine

Dhe Shqipëria mund të zhvillojë një tjetër miqësore që në sajtin që ka kalendarin e kuqezinjve “soccerway” në datën 10 tetor parashikohet një ndeshje mes skuadrës së Panuçit dhe Jordanisë. Diçka e tillë nuk është konfirmuar ende nga federata, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje që ndoshta do të luhet përpara Uellsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"