Tjetër miqësore në muajn mars, Kombëtarja do të ndeshet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 0:08

Tjetër miqësore në muajn mars, Kombëtarja do të ndeshet me…

Në datën 30 mars, është planifikuar të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Përveç këtij testi, Kombëtarja do të ketë përballë edhe San Marinon.

kombetarja shqiperia

Ka qenë vet Federata e San Marinos  që ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare, zhvillimin e kësaj përballje miqësore, e cila do të luhet në datën 27 mars.

Këto janë dy ndeshje që trajneri Reja do të ketë mundësinë të provojë skema dhe lojtarë të rinj si dhe të punojë më tepër me futbollistët.

Padyshim që testi ndaj San Marinos nuk është aq i fortë si ai ndaj Sllovenisë, por një mundësi e mirë për elementët e rinj të Kombëtares të tregojnë aftësitë e tyre me fanellën kuqezi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"