Tjetër largim zyrtar nga Luftëtari, talenti fierak publikon mesazhin e lamtumirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 17:31

Tjetër largim zyrtar nga Luftëtari, talenti fierak publikon mesazhin e lamtumirës

Realdo Fili është larguar zyrtarisht nga Luftëtari. Ka qenë vetë futbollisti fierak, i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka konfirmuar ndarjen me gjirokastritët, duke falenderuar dhe përshëndetur të gjithë ata që kanë punuar me të këtë vit.

fili

Gjithashtu sulmuesi i ka uruar më të mirat klubit që i dha shumë përgjatë viteve të fundit.

NJOFTIMI I FILIT:

Duke qene se tani zyrtarisht nuk jam me pjese e Luftëtarit dua te falënderoj dhe përshëndes te gjithë ata qe kane punuar me mua ketë vit. Flm tifozëve, trajnerëve, bashkelojtareve dhe çdo njeri qe ishte pjese e fanellës. Uroj me te mirat për klubin qe me dha shume përgjatë vitit te fundit. Flm dhe suksese!

Realdo Fili

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"