Tjetër largim tek Barcelona, mbrojtësi e pohon: Aventura ime këtu po vjen drejt fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 22:21

Tjetër largim tek Barcelona, mbrojtësi e pohon: Aventura ime këtu po vjen drejt fundit

Një tjetër lojtar i rëndësishëm për Barcelonën, duket se do të largohet nga klubi spanjoll. Havier Maskerano, ka lënë të kuptohet se aventura e tij në “Kamp Nou” mund të jetë drejt fundit.

barcelona

“Mendoj se aventura ime tek Barcelona është drejt fundit. Pas kaq shumë kohësh, është logjike që të largohem. Të tjerë mund të japin më shumë për këtë klub. Nuk jam aspak i penduar për këtë vendim, pasi tek Barcelona kam kaluar vitet më të bukura të karrierës. Dua ta mbyll në mënyrën më të mirë aventurën time këtu”  deklaroi 33-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"