Tjetër largim te Luftëtari, gjirokastritët në “sulm” për trajner. Në skenë del një emër i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 13:42

Tjetër largim te Luftëtari, gjirokastritët në “sulm” për trajner. Në skenë del një emër i njohur

Luftëtari hidhet në “sulm” për trajner. Tashmë nuk ka më dyshime, Neritan Novi nuk do të jetë më në krye të pankinës së gjirokastritëve për sezonin 2020-2021. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pjesë e klubit, por në një post tjetër. U bënë ditë që drejtuesit kanë nisur kërkimet, madje edhe negociatat me disa kandidatë. E megjithatë, ende nuk kanë gjetur “timonierin” që do të udhëheqë skuadrën në Kategorinë e Parë.

artan bano

“Panorama Sport” mëson se në skenë për këtë post ka dalë edhe Artan Bano. Ky i fundit ka pasur edhe kontakte me drejtuesit, duke shfaqur hapur interesin për të marrë stolin e bluzinjve.

Dhe lushnjari ka një “bonus”: e njeh mirë këtë kategori. Por mbetet për t’u parë nëse palët do të shkojnë apo jo drejt akordit. Ekziston si opsion edhe rikthimi i ndonjë ish-i (u referohemi atyre që kanë drejtuar ekipin sezone më parë), e megjithatë dilema do të marrë zgjidhje prej presidencës. Një javë më parë ishte vetë Bekim Halilaj që paralajmëroi surpriza në këtë drejtim, por për momentin kjo çështje ka mbetur pezull.

HAXHIU

Largimet – Rrjedhjet nga gjirokastritët vazhdojnë. I larguari i fundit është sulmuesi Rimal Haxhiu, që dy ditë më parë i është bashkuar Apolonisë së sapongjitur në Kategorinë Superiore.

E megjithatë, burime në klub bëjnë me dije se 20-vjeçari nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me Luftëtarin, teksa është nën kontratë. Nëse sulmuesi “divorcohet” me bluzinjtë dhe gjasat janë të mëdha, atëherë numri i të larguarve në harkun e dy javëve do të shkojë në 12.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"