Tjetër largim nga Partizani, futbollisti mund të bashkohet me Mezanin në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:11

Tjetër largim nga Partizani, futbollisti mund të bashkohet me Mezanin në Kosovë

Alesio Hyseni nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Mesfushori vlonjat ka prishur dje kontratën me klubin e kuq dhe tashmë është i lirë të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.
hYSENI
Lajmin e ka konfirmuar për “Panorama Sport” vetë 23-vjeçari, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte në huazim te Klaksvik në Ishujt Faroe. Sipas të gjitha gjasave, karriera e mesfushorit do të vazhdojë në Superligën e Kosovës, aty ku mësohet se i ka bërë ofertë klubi i Gjilanit. Trajneri Gentjan Mezani e njeh mirë Hysenin, pasi e ka pasur te Flamurtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"