Tjetër lajm i mirë për Tiranën, ish-mesfushori i Okser lejohet të “shkelë” në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 19:55

Tjetër lajm i mirë për Tiranën, ish-mesfushori i Okser lejohet të “shkelë” në Shqipëri

Tirana ka marrë një tjetër lajm të mirë sot sa i përket afrimeve për sezonin e ri. Hardi Binguila, një lojtar i kërkuar prej kohësh nga klubi bardheblu, ka marrë lejen e qëndrimit në vendin tonë dhe tashmë i lind e drejta që të shkelë në tokë shqiptare pa probleme.

binguila (1)

Ish-mesfushorit të Okserit i është rezervuar bileta e avionit dhe pritet që këto dy ditë të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar. Në klubin bardheblu ai cilësohet si pasardhësi ideal i Merveil Ndokyt, por tashmë pritet që këto të dhëna dhe forcën reale ta tregojë në fushën e lojës me skuadrën e drejtuar nga Ze Maria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"