Tjetër humbje për Alavesin, De Biazi: Duhet të mbrojmë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 13:14

Tjetër humbje për Alavesin, De Biazi: Duhet të mbrojmë më mirë

Ka marrë një tjetër humbje skuadra e Alaveshit, e drejtuar nga trajneri italian, Xhani De Biazi. Ish-numri një i Kombëtares shqiptare nuk ia doli të rikthente rezultatet pozitive në këtë javë, teksa u mposht 1-2 në shtëpinë e tij nga Eibari. Këta të fundit kaluan në avantazh në pjesën e parë me Jordan dhe në të dytën dyfishuan me Çarles. Alaveshi luajti për 45 minuta me 10 lojtarë dhe shënoi në fund, por nuk mjaftoi. Trajneri De Biazi këtë herë u kap me mbrojtjen.

de biazi

“Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të mbrojmë më mirë. Nëse pësojmë 2 gola për çdo ndeshje, e kemi të vështirë të marrim pikë dhe të reagojmë. Situata nuk është e mirë, por kam besim se do t’ia dalim dhe do të rikthehemi te fitoret”, ka thënë De Biazi pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"