Tjetër humbje e turpshme pas asaj me Andorrën, De Biazi hesht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 11:55

Tjetër humbje e turpshme pas asaj me Andorrën, De Biazi hesht

Pse duhet që pasi Andora shënon me Shqipërinë fitoren e saj historike, e cila ishte gati e pabesueshme në Europë dhe më gjerë në opinionin sportiv, pas kësaj, Shqipëria të marrë një tjetër shuplakë. Këtë herë, për faj të vet. Humb një ndeshje në tavolinë, kundër… Luksemburgut.

Untitled-2

Me një vendim të ditës së djeshme, FIFA ka ndëshkuar Shqipërinë për këtë takim duke e humbur në tavolinë dhe duke penalizuar FSHFnë me një gjobë prej 7500 frangash zvicerane. E gjithë kjo, sepse me sa duket Shqipëria vazhdon që të ketë zyrtarë amatorë. Vazhdon që të ketë njerëz që nuk kanë as më të voglin impenjim për të bërë detyrën e tyre.

Për fat të keq, ngjarjen e rëndon më së shumti fakti që nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Pavarësisht se pati një precedent pak muaj më parë me Kombëtaren U-19, askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për të shfletuar rregulloret sportive në bazë të të cilave funksionon futbolli aktual.

Me gjithë insistimin dhe këmbënguljen e gazetës “Panorama Sport”, pas miqësores me Austrinë, e cila interesohej në FSHF për lejimin apo jo të Kaçes që të aktivizohet pas ndëshkimit me të kuq, përgjigjja ishte refren: “Nuk ka ndryshuar asnjë rregullore. Ai mund të luajë kundër Luksemburgut”.

kace1

Ndërkohë, rreth pesë muaj më vonë, Shqipëria humb ndeshjen në tavolinë kundër Luksemburgut dhe rezultati 0-2 në favor, shndërrohet në të kundërt 3-0 në favor të kundërshtarit. Sigurisht që nuk është se jemi eliminuar nga Botërori me këtë rezultat, por është çështja që ekipi përfaqësues i Shqipërisë dënohet sepse në vendin tonë, zyrtarët e FSHF-së apo zyrtarët e ekipit Kombëtar, nuk njohin rregulloren.

Jo vetëm që nuk e njohin, pasi në punë edhe mund të gabohet, por është shumë i rëndë fakti që edhe pas sinjalit të marrë nga penalizmi i Kombëtares U- 19, askush nuk është vënë në lëvizje. Jo vetëm nuk u eliminua si gabim, por u thellua edhe më shumë duke prekur edhe Kombëtaren e madhe.

Lars Gerson (Luxemburg #7) foult Ergys Kace (Albanien #20) / Fussball, Freundschaftsspiel, Laenderspiel, Testspiel, Saison 2015-2016 / 29.03.2016 / Luxemburg - Albanien (Luxembourg vs Albania) / Stade Josy Barthel, Luxemburg / Foto: Ben Majerus

Xhani De Biazi

Pasi u mësua vendimi i FIFA-s, gazeta “Panorama Sport” tentoi të kontaktonte me trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazi. Ai nuk komentoi asgjë rreth këtij vendimi.

Qartësisht është e dukshme që strategu është i fundit që ka përgjegjësi në lidhje me një ngjarje të tillë, duke qenë se Kombëtarja dhe vetë institucioni i futbollit në vend duhet të ketë njerëz që e njohin rregulloren dhe që informojnë stafin teknik sa herë ka paqartësi për veprime të caktuara që nuk duhen bërë, pasi sjellin penalitete si ky.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"