Tjetër hetim për evazion fiskal në Spanjë, i dyshuari i radhës është Marselo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 10:47

Tjetër hetim për evazion fiskal në Spanjë, i dyshuari i radhës është Marselo

Marselo është lojtari i radhës i Real Madridit që do hetohet për mospagim taksash. Yllit brazilian i janë bllokuar llogaritë, nga të njëjtët prokurorë që po hetojnë edhe Kristiano Ronaldon.

Marselo

Sipas gazetës “El Mundo”, Agjensia Spanjolle e Taksave AEAT ka përpiluar dosjen dhe është radha e prokurorëve të vendosin nëse Marselo do përballet me ligjin apo jo.

Ylli Brazilian ka deklaruar në 2013-n 350,000 paund të drejta imazhi, të kaluara nëpërmjet një skeme, duke paguar më pak taksa se sa i takojnë.

AEAT deklaron se Marselo, nëpërmjet kësaj skeme, ka kryer evazion fiskal, dhe duhet të paguante më shumë taksa.

29-vjeçari ka mohuar gjithçka dhe thotë që është në rregull me ligjin, por gjithsesi është bërë sportisti i radhës në Spanjë që po hetohet për këtë çështje.

Edhe Kristiano Ronaldo është në hetim për evazion fiskal për një vlerë prej 13 milionë paundësh dhe gjykimi po vazhdon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"