Tjetër hall për Realin, titullari humbet ndeshjen e kthimit me Atalantën në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 21:41

Tjetër hall për Realin, titullari humbet ndeshjen e kthimit me Atalantën në Madrid

Real Madridit i shtohet tjetër mungesë për sfidën e kthimit me Atalantën në Ligën e Kampionëve. Mesfushori brazilian Kasemiro u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të kundër bergameskëve, duke plotësuar kështu numrin e kartonave. Për rrjedhojë, ai nuk do të jetë në dispozicion të “Los Blancos” për sfidën e dytë në Madrid.
017ec2ed-d72e-47c0-8da7-ef6efa3418b3
Me Benzemanë, Ramosin, Karvahalin dhe Hazardin të dëmtuar, trajneri Zidan duhet të bëjë llogaritë edhe me një lojtar tjetër më pak për sfidën e dytë me Atalantën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"