Tjetër gol në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk ndalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 20:05

Tjetër gol në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk ndalet

Talenti me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Dytë të Zvicrës me fanellën e Lozanos. Djaloshi që ka zgjedhur së fundmi të përfaqësojë Kosovën, ka arritur të shënojë në ndeshjen ndaj Kaisos.

Zeqiri

21-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të, pas asistit të Ndoje. Ky ishte goli i 15-të në kampionat për Zeqirin, i cili po udhëheq skuadrën drejt rikthimit në elitën e futbollit. Lozano udhëheq Ligën e Dytë me 58 pikë në 29 ndeshje, 8 më shumë se ndjekësit e Grasshopers.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"