Tjetër goditje për Zidanin, Real Madrid humb lojtarin kryesor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 18:54

Tjetër goditje për Zidanin, Real Madrid humb lojtarin kryesor

Pas Serxhio Ramosit, Dani Karvahalit dhe Eden Hazardit, Reali merr një tjetër lajm të keq për sa i përket dëmtimeve.

benzema_0

Zinedin Zidan ka humbur edhe lojtarin kryesor të ekipit. Karim Benzema ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe për këtë arsye nuk është i gatshëm për ndeshjen e Realit në fundjavë ndaj Vajadoidit.

Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj Atalantës, teksa në ditët e ardhshme do të kryejë analiza të tjera, për të parë si  po shkon rikuperimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"