Tjetër goditje për Milanin përpara Juventusit, dëmtohet Kalabria dhe rrezikon portieri Menja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 14:47

Tjetër goditje për Milanin përpara Juventusit, dëmtohet Kalabria dhe rrezikon portieri Menja

Një tjetër goditje për Milanin, përpara supersfidës së sotme të javës së katërt të Serisë A italiane ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet sonte në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin “Allianz”.

JUVE MILAN

Skuadra kuqezi përveç të dëmtuarve si Ibrahimoviç, Zhiru, Bakajoko, Kruniç dhe Mesias, tani infermierisë së Milanit i është shtuar dhe Davide Kalabria dhe në dyshim të madh është dhe portieri Majk Menja edhe pse ndodhet i grumbulluar për këtë sfidë.

Goditje të mëdha për trajnerin kuqezi, Stefano Pioli ku duhet të bëjë pa 6 lojtarë, pa përfshirë portierin Menja i cili është në dyshim për të luajtur ose jo këtë sfidë të rëndësishme për Milanin.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE TË MILANIT PËR NDESHJEN NDAJ JUVENTUSIT –

Portierë – Menja, Jungdal, Tatarushanu.

Mbrojtës – Ballo-Ture, Konti, Florenci, Gabia, Teo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romanjoli, Tomori.

Mesfushorë – Benaser, Kastijeho, Brahim Diaz, Kesi, Salemakers, Tonali.

Sulmues – Leao, Maldini, Pelegri, Rebiç.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"