Tjetër goditje me zero e Tares, ish-mbrojtësi i Arsenalit pranë kalimit te Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:45

Tjetër goditje me zero e Tares, ish-mbrojtësi i Arsenalit pranë kalimit te Lacio

Sokratis Papastadopulos, pritet të jetë afrimi i ri i Lacios në këtë merkato janarit.

SOKRATIS

Mbrojtësi grek ndërpreu kontratën e tij me Arsenalin dhe tani është një futbollist i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Në gjurmët e futbollistit janë vënë dy skuadra italiane, Xhenoa dhe Lacios.

Megjithatë skuadra kryeqytetase është e avantazhuar dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja përfundimtare. Një tjetër goditje me parametër zero kjo e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili shquhet për afrime të goditura, që kanë tërhequr vëmendjen të Lacio në këto vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"