Tjetër gjyq për Luftëtarin, pas Rapos lojtari i gjirokastritëve kërkon të mbetet i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 13:43

Tjetër gjyq për Luftëtarin, pas Rapos lojtari i gjirokastritëve kërkon të mbetet i lirë

Pas Donald Rapos, i cili çoi në gjyq Luftëtarin dhe fitoi çështjen, tashmë është një tjetër lojtar gati që të bëjë të njëtën gjë.

Aurel Demo

Mësohet se bëhet fjalë për Aurel Demon. Lojtari kërkon që të mbetet i lirë dhe të vazhdojë karrierën e tij në një ekip tjetër siç bëri edhe Donaldo Rapo, i cili madje do të marrë dhe rrogat e prapambetura. Demo i është drejtuar Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve pranë FSHF-së.

Demo është pjesë e Luftëtarit që prej janarit të viitit 2018-të, kur la Panegialiosin për gjirokastritët, por tashmë duket se rrugët e tyre do ndahen.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"