Tjetër “flirt” me PSG-në, futbollisti i Milanit drejt largimit për 30 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 10:52

Tjetër “flirt” me PSG-në, futbollisti i Milanit drejt largimit për 30 milionë euro

Mbase pakkush priste, por mer kato në dalje mund të rezervojë një tjetër surprizë për Milanin. Bëhet fjalë për Rikardo Rodrigezin, i cili dje ka pasur një takim në “Casa Milan”, ku përveç drejtorit teknik Leonardo, ka qenë edhe ai për zhvillim, Paolo Maldini. Lojtari ka qenë i shoqëruar nga menaxheri i tij, Xhanluka Di Domeniko, teksa në qendër të bisedës mësohet të ketë qenë një ofertë nga ana e PSG-së. Zvicerani qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e klubit, teksa për të vijojnë sirenat e merkatos. Pas refuzimit ndaj Monakos, ai i ka thënë “jo” edhe Dortmundit e Arsenalit, dy klubet e fundit në rend kohor të interesuara për kartonin e tij.

Milan-il-futuro-di-Ricardo-Rodriguez-nelle-ultime-di-calciomercato-offerta-di-30-milioni-del-Psg

OFERTA – Megjithëse nuk ka një komunikim zyrtar, përflitet se PSG është gati të vendosë në tavolinë 30 milionë euro, vetëm për të rrëmbyer anësorin kuqezi. Për Milanin do të ishte një plus i madh në bilanc, duke qenë se për ta marrë nga Volfbsurgu një vit më parë, Jonghong Li miratoi një fond prej 16 milionë eurosh. Teksa klubi hesht, edhe mbrojtësi nuk ka komentuar takimin me mediat, ndërsa menaxheri i tij ka përmendur vetëm kënaqësinë e të takuarit dy figura si Leonardo dhe Maldini. Parizientët, pasi panë t’iu refuzohej oferta për Aleks Sandron, janë katapultuar te 26-vjeçari i “Djallit”.

S

ALTERNATIVA – Me ardhjen e Diego Laksalt dhe rikuperimin e Andrea Kontit (përflitet një rikthim në fillim të tetorit), kuqezinjtë mund të plotësojnë boshllëkun e Rodrigezit në të majtë duke përshtatur dhe Davide Kalabrian, teksa nuk duhet të harrohet se ekzistojnë shanse për të pasur në ekip edhe Ivan Striniç nëse nuk konfirmohen problemet kardiake. E sigurt është që klubi nuk do të ndërhyjë në tregun e lojtarëve pa kontratë për të afruar mëngjarashë në grup, teksa nga ekipi i të rinjve mund të afrohet në skuadrën e parë i riu, Raul Belanova, një nga elementët më premtues të akademisë kuqezi.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"