Tjetër fitore me goleadë, Brdariç: Nuk e kemi fituar ndeshjen sot, u kam treguar lojtarëve kur do të jemi të lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 22:06

Tjetër fitore me goleadë, Brdariç: Nuk e kemi fituar ndeshjen sot, u kam treguar lojtarëve kur do të jemi të lumtur

Thomas Brdariç ka qenë padyshim i lumtur për atë që ka parë sot në lojën e eklpit të tij. Vllaznia mundi 6-3 Dinamon dhe u ngjit në vendin e dytë.

brdaric

Ai pas sfidës theksoi për “SuperSport” se ishte i lumtur dhe u kishte thënë futbollistëve të tij se kur të shënoheshin 3 gola mesatarisht për ndeshje, do të ishte i lumtur.

“Pikë së pari urime ekipit tim. Kishte shumë dëshirë sot dhe ne e besuam që nga sekonda e parë që jemi të aftë për ta fituar. E kishim harruar që kishim fituar 5-3 me Laçin.

Golat e pësuar? Duhet të shoh ndeshjen pas 2-3 orësh me qetësi, e jam i sigurt që do të gjej ndonjë gabim por si fillim jam i lumtur për ne, fansat, jemi krenarë për mënyrën se si shënuam 6 gola e fituam këtë ndeshje.

Para ndeshjes gjithçka ishte në balancë mes dy ekipeve. Ndoshta ne mund të kishim 4 pikë më shumë, ndaj është entuziazmuese si e mbajtëm këtë ndeshje sot se të dy ekipet duan të shkojnë në majë. Ne jemi të dytët dhe mendoj se sot e kemi arritur këtë objektiv që kishim.

Ne ende po ndërtojmë Vllazninë e re dhe çdo gjë vjen me kohë. Duhet të jemi të duruar që nga fillimi. Por jemi mirë, nuk e fituam ndeshjen sot. Kemi punuar në dy javët e fundit shumë të përqendruar për zhvillimin dhe rezultatin që treguam sot.

Jam i lumtur me të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Kemi krijuar sot aq shumë shanse dhe uroj ekipin por sidomos sulmuesit që shënuan sot. Kemi punuar mbi finalizimin, kemi vuajtur disa herë që nuk kemi qenë efektivë, por sot treguam një pamje të mirë dhe sot ishte e shkëlqyer.

I kam thënë lojtarëve që kur jemi të aftë të shënojmë mesatarisht 3 gola në ndeshje, do të jemi të lumtur. Kanë filluar të besojnë në këtë dhe më vjen mirë”, tha Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"