Tjetër firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, mesfushori titullar largohet në drejtim të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2021 | 9:56

Tjetër firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, mesfushori titullar largohet në drejtim të…

Tjetër largim nga Turbina. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur nga ky sezon (ajo e së mërkurës në Lushnjë), Juri Merlin është nisur drejt Brazilit.

turbina

Një vendim të tillë e ka marrë me konsensus, e megjithatë ende nuk dihet nëse do të kthehet apo jo për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka qenë një ndër më të dalluarit te cërrikasit, duke realizuar edhe dy gola vendimtarë në 16 takime ku është aktivizuar.

Futbollistët nga vendi i “sambës” kanë qenë të shumtë gjatë edicionit të fundit, duke u kthyer në pjesë të rëndësishme të formacionit. Tashmë te kjo skuadër kanë mbetur katër të huaj në organikë, konkretisht tre brazilianët Kristian, Renato, Ronaldo dhe kongolezi me pasaportë franceze Samba.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"