Tjetër firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, mbrojtësi largohet zyrtarisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2021 | 16:19

Tjetër firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, mbrojtësi largohet zyrtarisht

Ndryshimi i “kursit” të merkatos po shoqërohet me largime nga Besëlidhja. Klubi po mendon që të ndërtojë një ekip me bazë lezhjanësh, duke nxjerrë jashtë loje jabanxhinjtë që kanë kontribuuar prej vitesh. Dëshmia më e mirë janë shkodranët Kledi Dibra dhe Samet Hepaj, që luanin prej 10 dhe 6 vitesh radhazi në Lezhë. Listës iu shtua edhe kavajasi Edmond Hoxha, që zyrtarisht ka shpallur “divorcin”.

veleciku beselidhja

Ai është në negociata me Egnatian, ndaj kthim pas te Besëlidhja nuk do të ketë. Sulmuesi ishte i pafat në fundin e vitit të shkuar. Ai pësoi një dëmtim dhe kjo bëri që të humbte disa ndeshje dhe vetëm në fazën e tretë mundi që t’i rikthehej formacionit. Por firot do të shtohen, pasi i radhës që del në skenë është Florian Përgjoni.

Mbrojtësit i ka mbaruar kontrata, megjithatë nuk ka dëshirë të rinovojë. Gazeta mëson se ai nuk ka dëshirë që të rinovojë dhe aktualisht është në bisedime me disa ekipe elite, ku me njërin prej tyre ka gjasa që të dakordësohet. E megjithatë, nuk do të jenë të vetmit, pasi lojtarët që mbyllën sezonin, kanë filluar kërkimet për t’u sistemuar diku tjetër dhe paraprirë së keqes.

Rikthimi i kampionatit të Kategorisë së Parë me një grup do të kërkojë më shumë cilësi, ndaj edhe Besëlidhja do të detyrohet që të “peshkojë” edhe ndonjë element jashtë Lezhës. Sido që të shkojnë punët, drejtuesit do të mundohen që të formatojnë një ekip që t’i bindë për realizuar objektivin: ngjitjen në Superiore.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"